Van Gaali i vetëofrohet Portugalisë

21 dhjetor 2022 | 11:45

Portugalia është pa trajner, pasi Fernando Santos u largua nga përfaqësuesja portugeze menjëherë pas zhgënjimit në Botëror, ku Maroku i shkaktoi një surprizë të hidhur.

Jose Mourinho mbetet dëshira më e madhe e stafit drejtues, por njëkohësisht edhe opsioni më i vështirë, në një kohë kur “speciali” është nën kontratë me Romën deri në 2024.

Së fundmi, është Luis Van Gaal ai që shpreh pëlqimin për një aventurë të tillë: “Jam sërish në pension, por do të dëgjoja me kënaqësi këtë propozim, nëse vjen. Më shumë se kaq nuk mund të them”. Van Gaal në Botërorin e sapo përfunduar ishte trajner i Kombëtarë së Holandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një postim në rrjetin social “Facebook” përmes degës së…