Van Gaali për herë të tretë emërohet trajner i Holandës

04 gusht 2021 | 13:04

Ashtu siç pritej, Luis Van Gaal është trajneri i ri i kombëtares së Holandës. 69-vjeçari rikthehet kështu në stolin e “tulipanëve”, teksa ka firmosur të mërkurën kontratë 1-vjeçare.

Van Gaal e ka drejtuar edhe dy herë të tjera Holandën, bëhet fjalë për vitet 2000-2002 si dhe 2012-2014, teksa kjo është hera e tretë që merr drejtimin e kombëtares së vendit të tij.

“Luis van Gaal është zyrtarisht përzgjedhësi ynë. Ai do nis punën menjëherë si trajner i Holandës. Kemi arritur marrëveshje deri në Kupën e Botës 2022”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Holandës.  Van Gaali shkroi historinë me Ajaxin, ekip me të cilin fitoi Champions League (1995), teksa ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munchen apo Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 2 gusht është mbyllur konkursi për anëtarë të Bordit…