Van Gaali rikthehet te Ajaxi

04 tetor 2023 | 11:09

Louis Van Gaal rikthehet te Ajaxi i tij i dashur pas 19 vjetësh nga eksperienca e fundit.

“Gjenerali”, i cili drejtoi Holandën në Botërorin Katar 2022, do të nisë aventurën e tretë me “Harkëtarët”.

Të parën e kreu si trajner (1991-1997), duke fituar Ligën e Kampionëve me skuadrën historike holandeze. Por edhe dhjetë trofe të tjera, mes të cilëve Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale (Botërori për Klube).

Më pas një vit (2003-2004) si drejtor teknik, ndërkohë që tani rikthehet në rolin e konsulentit të bordit drejtues të Ajaxit, skuadra e zemrës.

72-vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe, pasi ka drejtuar edhe klube si Barcelona, Bayern Munchen dhe Manchester United. Përveç faktit që marrë drejtimin e kombëtares holandeze në tri raste të ndryshme.

Skuadra kryeqytetase e ka nisur keq sezonin e ri. Ajaxi numëron vetëm 5 pikë në 5 takimet e para në Eredivisie, duke qenë si rrallë herë në vendet e poshtme të renditjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar shoferi që…