Van Persie merr drejtimin e Feyenoordit

21 shkurt 2025 | 16:51

Robin Van Persie është trajneri më i ri i Feyenoord. Marrëveshja mes palëve është arritur këtë të premte dhe mungon vetëm zyrtarizmi.

Feyenoord ishte në kërkim të një trajneri prej kohësh, pas shkarkimit Brian Priske. Sipas raportimeve nga Holanda, Van Persie ka firmosur kontratën deri në verën e vitit 2027.

Ish-lojtari holandez do të ketë një detyrë të vështirë në kampionat, por edhe në Ligën e Kampionëve. Feyenoord u vendos përballë Interit në fazën e 1/16-ve.

Debutimi i Van Persie do të jetë ndaj Nijmegen më 1 mars në kampionatin holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për vajza e ka nisur…