Van Persie zbulon si i turpëroi Ferguson dy futbollistë

31 mars 2020 | 10:52

Robin van Persie ka zbuluar sesi ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, turpëroi dy futbollistë të skuadrës së tij, madje duke u thënë se do t’i largonte, pas një humbjeje 1-2 ndaj Manchester Cityt në vitin 2013.

Ferguson vendosi disa fotografi në murin e dhomës së zhveshjes, ku shfaqeshin dy lojtarët që kishin dalë natën, duke festuar, për t’i demaskuar ata. Madje ai i paralajmëroi lojtarët në fjalë po i humbnin titullin United dhe deklaroi gjithashtu se kushdo tjetër që ishte i përfshirë aktivitete të tilla do të shitej.

“Një ditë pas ndeshjes, Sir Alex kishte vendosur fotografitë në murin e dhomës së veshjes të dy lojtarëve, të shkrepura gjatë natës, nëpër bare. Ai i tha të gjithë skuadrës: “Djem nëse nuk e fitojmë ligën, do të jetë për shkak të këtyre dy trapave, që vendosën të dilnin jashtë. Unë i di emrat, por nuk i zbuloj. Trajner i masakroi. Ishte e mahnitshme. Ai vuri në mur të gjitha fotografitë që dokumentonin sjelljen e tyre, në orën 2 të mëngjesit, në 3 të mëngjesit, në 4 të mëngjesit, etj., për të nënvizuar se sa budallenj kishin qenë”, tha ish-sulmuesi holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermierja shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget nga Kolumbia,…