Vance: Lufta është e keqe për Rusinë dhe Ukrainën, por më e rëndësishmja, është e keqe për ShBA-në

20 shkurt 2025 | 17:02

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se Uashingtoni beson se lufta në vazhdim nuk është vetëm e keqe për Rusinë, Ukrainën dhe Evropën, por “më e rëndësishmja është e keqe për Shtetet e Bashkuara”.

Në një postim në “X”, Vance ka thënë se ai dhe presidenti Trump kanë thënë vazhdimisht gjatë tri viteve të fundit se lufta “nuk do të kishte filluar” nëse Trumpi do të kishte qenë në detyrë – në vend të ish-presidentit amerikan Joe Biden.

Ai ka thënë se Trump ballafaqohet me realitetin faktik, ku sipas tij, që ShBA-ja ka “leva të konsiderueshme mbi të dyja palët në konflikt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë…