Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë
02 tetor 2019
| 15:10
Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.
Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me bojë kundër figurës së Ahmet Zogut.
“Poshtë tradhtari”, “Spiun i serbit”, derisa kërkohet që të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit.
Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga autoritetet shqiptare në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër në Tiranë/A2CNN/.