Vanessa dedikim prekës për Kobe Bryant për ditëlindje

24 gusht 2020 | 15:00

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, ka postuar një mesazh prekës për ish-basketbollistin, i ndarë nga jeta më 26 janar të këtij viti, bashkë me vajzën e tyre Gigi, pas një aksidenti me helikopter.

“Gëzuar ditëlindjen. Të dua dhe më mungon më shumë nga sa mund ta shpreh, por do të ishe krenar për atë që janë bërë vajzat e tua. E di që Gigi është duke festuar këtë ditë speciale për ty”, shkruan Vanessa.

“Do të doja që ti dhe Gigi të ishit këtu për të festuar, të përgatisja ushqimin tënd të preferuar dhe një tortë për ditëlindje. Më mungojnë përqafimet e tua, puthjet e tua, buzëqeshja jote dhe e qeshura jote e fuqishme. Më mungon të tallem me ty, të bëj për të qeshur dhe të prish qetësinë tënde. Më mungon kur uleshe të këmba ime si një fëmijë i madh. Mendoj shpesh për ëmbëlsinë dhe qetësinë tënde. Pendoj për gjithçka që ti do të bëje për të ishe në vendin tim”, thotë Vanessa Bryant.

“Faleminderit që u rrite me mua dhe që më mësove si të jem e fortë. Si të shoh më të mirët nga njerëzit dhe të lë mënjanë gjërat e këqija. Gjestet e tua plot dashuri dhe mënyra se si na bëje të gjithëve të ndiheshim mirë na mungojnë tmerrësisht shumë. Shoh çdo ditë përballë meje buzëqeshjen tënde. Zot, më mungoni shumë të dy. Jetët tona janë bosh pa ty dhe Gigi. Dua të zgjohem nga kjo ëndërr e keqe. Faleminderit që më dhe mjaftueshëm dashuri për më shumë se një jetë. Në çdo botë do të zgjidhja vetëm ty. Faleminderit që më mësove dashurinë e vërtetë. Faleminderit për gjithçka. E di që Gigi do të jetë duke festuar, ashtu sikurse ajo bën gjithnjë në ditët e veçanta. Më mungon princesha ime. Natalia, Gianna, Bianka, Capri dhe unë të urojmë gëzuar ditëlindjen i dashuri im. Të dua sot e përgjithnjë”, shkruan Vanessa Bryant. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philippe Coutinho e ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayern…