Vanessa Hudgens flet për lidhjen me Zac Efron
25 prill 2019
| 11:48
Vanessa Hudgens ka folur për marrëdhënien e saj me Zac Efron. Aktorja 30-vjeçare ka zbuluar disa detaje për lidhjen e saj katërvjeçare me aktorin.
“Filloi me të vërtetë rastësisht. Unë s’mund të isha më mirënjohëse se kaq që kam pasur këtë marrëdhënie në atë kohë. Ishte fenomen dhe të gjithë i kishin sytë mbi mua.
Ajo lidhje më mbajti të stabilizuar dhe kisha dikë që të mbështetesha”, ka thënë ajo. Vanessa dhe Zac përfunduan marrëdhënien e tyre në vitin 2010.
Aktorja aktualisht është në lidhje me Austin Butler, me të cilin është që tetë vjet.