Vangjeli merr rol drejtues te Tirana
Kristi Vangjeli është rikthyer te Tirana, teksa këtë herë nuk do të jetë më në rolin e futbollistit.
36-vjeçarit i është besuar pozicioni i asistentit të trajnerit Orges Shehi, teksa eksperienca e tij mund të rezultojë efikase në këtë drejtim.
Ish-ndihmësi i Contes tek Interi merr drejtimin e Spartakut të Moskës
“Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Kristi Vangjelit tashmë jo si futbollist, por në statusin e asistentit të trajnerit. Vangjeli do të jetë krah trajnerit Orges Shehi dhe zv. trajnerit Erbim Fagu për të dhënë kontributin e tij në bankinën bardheblu. Mirësevjen Krist! Në zemër gjithmonë bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit bardheblu.
Ndërkohë, me zyrtarizimin e Vangjelit në këtë rol, mund të kuptohet edhe fakti se ai tashmë ka “varur këpucët në gozhdë”, megjithatë do të vazhdojë të jetë i impenjuar në botën e futbollit.
Kujtojmë se Vangjeli ka qenë një ndër elementët më të rëndësishëm në sezonin kur bardheblutë fituan titullin kampion, ndërsa u largua nga kryeqytetasit vetëm në verën e këtij viti për një aventurë në kampionatin e Kosovës me Prishtinën.
Një, eksperiencë e cila nuk rezultoi e suksesshme dhe tashmë Vangjeli ka vendosur t’i futet një rruge të re.