VAR-i edhe në Ligën e Kampionëve

22 gusht 2018 | 12:12

UEFA synon ta fusë në përdorim VAR-in (Video Assistant Referee) që nga çerekfinalet e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, pas suksesit që kjo teknologji pati në Kupën e Botës në Rusi. Vendimi do të merret në fund të këtij muaji.

Bordi drejtues i UEFA-s ka qenë duke kërkuar një mënyrë se si ta fusin këtë teknologji në Ligën e Kampionëve, për rishikimin e incidenteve me ndikim në rezultatin e ndeshjeve. Ata kanë ardhur në përfundim se mënyra më e lehtë për ta bërë prezantimin e VAR-it në këtë garë do të jetë nga çerekfinalet.

Komiteti i garave të UEFA-s pritet ta rekomandojë përdorimin e VAR-it në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme në Monako, ku do të takohet bordi drejtues. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të këtij muaji.

Problemi më i madh me të cilin po përballet UEFA sa i përket përdorimit të VAR-it ishte sa i përket fuqisë punëtore që kërkohet për t’i vëzhguar tetë ndeshjet që zhvillohen në të njëjtën natë në fazën e grupeve. Për më tepër, disa stadiume nuk i kanë pajisjet e nevojshme për këtë teknologji.

Për këtë arsye, UEFA pritet ta marrë vendimin që fillimisht VAR-i të përdoret vetëm prej fazës së çerekfinaleve, pasi që në këtë fazë luhet vetëm një ndeshje brenda natës.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish-kryeministrin…