‘VAR’-i së shpejti edhe në futbollin shqiptar (Foto)
Zhvillimi i futbollit është futur në fazat e aplikimit të teknologjisë gjithnjë e më shumë.
Kundërshtimet janë të shumta, duke argumentuar se po zbehen emocionet e futbollit në çastin real sapo ndodh, por nga ana tjetër, në momentin që një gabim njerëzor riparohet dhe ndryshohet duke vendosur drejtësi, atëherë të gjithë bëjnë një hap pas.
Sistemi “VAR” është pikërisht teknologjia që ka të bëjë me raste specifike në arbitrim, e cila ka nisur të ketë aplikim të gjerë në kampionatet elitare, garat e rëndësishme të UEFA-s, apo së fundmi u aplikua edhe në Botërorin “Rusi 2019”.
“Panorama Sport”, ka mësuar se teknologjia më e fundit në futbollin evropian dhe botëror do të nisë aplikimin në vendin tonë në vitin 2021.
Me ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s, në disa prej stadiumeve shqiptare, sigurisht ato që janë edhe më modernet, pritet që të bëhet instalimi i kësaj teknologjie, duke e vendosur kampionatin shqiptar mes atyre që hedhin një hap të rëndësishëm drejt perfeksionimit.
Së fundmi, në Tiranë po punohet për stadiumin e ri kombëtar, ndërkohë që në Elbasan dhe Shkodër janë të gatshëm dy impiante për të pritur ndeshje ndërkombëtare, ku edhe me shumë gjasë pritet të bëhen investimet për vendosjen e sistemit të ri të teknologjisë, por jo vetëm.
Me gjasë, pjesa dërrmuese e skuadrave në Superiore do ta aplikojnë në stadiumet e tyre.