![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Varane-1-750x375-1.jpg)
Varane braktis Realin, transferohet te Unitedi
28 korrik 2021
| 10:12
Raphael Varane është futbollisti më i ri i skuadrës së Manchester United.
Qendërmbrojtësi francez është zyrtarizuar nga Djajtë e Kuq, të cilët kanë shpenzuar rreth 50 milionë euro për Varane që kishte edhe një vit kontratë me Los Blancos.
28-vjeçari largohet nga Reali pas 10 vitesh me 4 trofe të Championsit, 3 të La Ligas dhe 1 të Kupës së Mbretit. Reali i Madridit po përjeton një krizë të thellë ekonomike nga pandemia Covid-19, teksa kjo lëvizje do ndihmojë financat.
Nuk dihet ende kohëzgjatja e kontratës së firmosur nga Varane me Manchester United dhe paga që do të përfitojë mbrojtësi francez në Old Trafford.