Varane do t’i bashkohet Unitedit për 50 milionë euro

26 korrik 2021 | 17:21

Manchester United dhe Real Madrid po negociojnë prej javësh transferimin e Rafael Varane në Premier Ligë.

Kontrata e francezit skadon në verën e ardhshme dhe nuk dëshiron të rinovojë, por ka arritur marrëveshje për transferim në United.

Edhe klubet më në fund kanë gjetur akordin mes tyre. Deportes Cuatro nga Spanja bën me dije se Manchester United do paguajë 50 milionë euro për Rafael Varane dhe në orët në vijim të dy klubet do konfirmojnë këtë lëvizje në rrugë zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasaporta e Serbisë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas, përveçse…