Varane konfirmon largimin nga Unitedi

14 maj 2024 | 13:25

Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United në verë, pas skadimit të kontratës së tij, pas tre sezoneve në “Old Trafford”. Gjatë kohës së tij në “Old Trafford” i ka ardhur fundi dhe është vet mbrojtësi francez që ka njoftuar largimin me anë të një video në profilin e tij privat.

“Për ju djema, mbështetës të Manchester United. Kanë qenë disa vite të mahnitshme për të luajtur për këtë klub të veçantë dhe duke veshur atë fanellë. Hera e parë që shkova në ‘Old Trafford’ si lojtar i United ishte diçka e çmendur. Atmosfera ishte e mahnitshme. U dashurova me klubin dhe tifozët. Duhet të luash për Man Utd për të kuptuar se çfarë përfaqëson. Për fëmijët e mi, këtu është shtëpia. Do të jetë një vend i veçantë për mua, për jetën. Kur tifozët shkojnë në ‘Wembley’, është diçka që ata e mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Të ndaja atë moment me ta ishte absolutisht e mahnitshme”, ka shkruar Varane.

“Pavarësisht faktit se kemi pasur një sezon të vështirë, unë jam shumë pozitiv për të ardhmen. Pronarët e rinj po vijnë me një plan të qartë dhe një strategji të shkëlqyer”. “Do të shihemi në ‘Old Trafford’ për të thënë lamtumirë për ndeshjen e fundit në shtëpi këtë sezon dhe sigurisht që do të jetë një ditë shumë emocionale për mua”, ka shtuar Varane.

Ndryshe, Varane ka luajtur 93 ndeshje për United dhe ka fituar trofeun e Carabao Cup në 2023 kur “Djajtë e Kuq” mposhtën Newcastle United në “Wembley”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali “Sinjali” ka raportuar se ka ndodhur një ngjarje e…