Varane largim emocionues nga Real: Më e veçanta gjithmonë do të jetë La Decima
Raphael Varane i ka dhënë lamtumirën Real Madridi. Lojtari do të nisë një etapë të re në karrierë, në Angli te Manchester United, pas 10 viteve të mrekullueshme në Madrid.
Ai ka fituar shumë trofe, por për të, më e veçanta gjithmonë do të jetë La Decima, titulli i 10 i Ligës së Kampionëve në histori për Realin që erdhi pas 12 viteve vuajtje. Varane ka bërë 360 paraqitje për 10 sezone me Realin, ka shënuar 17 gola.
Letra e Varane:
Që kur erdha këtu në vitin 2011, së bashku i kemi tejkaluar të gjitha pritjet dhe kemi arritur gjëra që nuk mund t’i kisha ëndërruar kurrë më parë. Dua të falënderoj të gjithë trajnerët dhe të gjithë njerëzit që punojnë ose kanë punuar në klub për gjithçka çfarë kanë bërë për mua.
Shumë falënderime edhe për të gjithë “Madridistët” që më dhanë gjithmonë shumë dashuri dhe me pritjet e tyre të mëdha më shtynë të jap më të mirën time dhe të luftoj për çdo sukses në fushë.
Kam pasur nderin të ndaj dhomën e zhveshjes me lojtarët më të mirë në botë. Fitore të panumërta që nuk do t’i harroj kurrë, veçanërisht “La Décima”. E kuptoj se ka qenë një privilegj i madh të kem qenë në gjendje të përjetoja momente të tilla të veçanta.
Së fundi, dua të falënderoj të gjithë spanjollët dhe veçanërisht qytetin e Madridit, ku kanë lindur dy fëmijët e mi. Ky vend do të jetë gjithmonë i veçantë për mua.
View this post on Instagram