![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/varane.jpeg)
Varane merret vesh me ekipin në Serie A
14 korrik 2024
| 15:06
Raphael Varane duket se do të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.
Fabrizio Romano raporton se Varane i ka thënë po propozimit të ekipit italian, Como.
Projekti është aprovuar nga qendërmbrojtësi francez, por do të kalojnë pak ditë deri sa të rishikohen kontratat dhe të caktohen testet mjekësore.
Trajneri i Como, Cesc Fabregas ka qenë qelësi i kësaj marrëveshje.