Varane mungon kundër Chelseat
03 maj 2021
| 13:35
Raphael Varane nuk do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.
Sipas “El Chiringuito”, mbrojtësi francez ka lënduar kofshën dhe do të mungojë 10 ditë. Kjo do të thotë që Varane nuk do të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës ndaj Chelseat.
Lajm i mirë për Zidane është se Mendy dhe Ramos janë stërvitur, dhe sipas të gjitha gjasave, Ramos do të zë vendin e Varanes në qendër të mbrojtjes në partneritet me Eder Militaon.