Varane pensionohet nga kombëtarja
02 shkurt 2023
| 13:47
Mbrojtësi qendror, Raphael Varane i ka dhënë fund aventurës së tij te Përfaqësuesja e Francës. 29-vjeçari i Manchester United e ka marrë këtë vendim i cili është bërë zyrtar edhe nga Federata e Futbollit të Francës.
“Pas 10 viteve dhe 93 paraqitjeve me Francën, Raphael Varane ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Faleminderit për gjithçka Varane”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës. Varane me Francën ka arritur ta fitoj Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021.