Vardy, deri në pension te Leicesteri

27 gusht 2020 | 15:11

Jamie Vardy ka nënshkruar kontratën e re dhe praktikisht do ta mbyllë karrierën te Leicester City, aty ku ai ka fituar titullin kampion në Premierë Ligë dhe “Këpucën e Artë”.

Sezonin e fundit ai shënoi 23 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë. “Dhelprat” i ofruan rinovimin dhe Vardy ka nënshkruar një marrëveshje që e lë te Leicesteri deri më 30 qershor të vitit 2023.

Sulmuesi 33-vjeçar tha fjalët e para pas rinovimit të kontratës: “Rrugëtimin që kam përshkruar në këtë klub është i vështirë të përshkruhet me fjalë. Edhe pse kemi arritur shumë së bashku, unë kam marrë më shumë nga ky ekip. Për këtë arsye jam i lumtur që jam në gjendje të rinovoj edhe një herë me Leicester Cityn. Më pëlqen të luaj futboll para tifozëve të këtij klubi dhe jam i kënaqur që vazhdoj udhëtimin këtu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se…