Vardy dhe Cahill tërhiqen nga kombëtarja
28 gusht 2018
| 17:48
Jamie Vardy dhe Gary Cahill e kanë informuar trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate se nuk do të luajnë më për kombëtaren, pasi dëshirojnë të përqendrohen në klubet aktuale.
Sulmuesi Vardy dhe mbrojtësi Cahill nga viti 2016 ishin rregullisht pjesë e Anglisë, përfshi edhe Botërorin e fundit “Rusi 2018”.