
Vardy largohet nga Leicesteri pas 13 vjetëve
Kapiteni i Leicester Cityt, Jamie Vardy do të largohet nga klubi, në fund të këtij sezoni, pas 13 vjetëve. Sulmuesi anglez, kumtoi lajmin përmes kanaleve zyrtare të klubit, derisa nga skuadra ai u quajt si “lojtari më i madh në histori të klubit”.
38-vjeçari, i cili u bashkua Leicesterit në vitin 2012 nga ekipi i ligës jo-profesionale, Fleetwood Town, është golashënuesi më i mirë i klubit me 198 gola në 498 paraqitje, në të gjitha garat.
Vardy shënoi 24 gola gjatë sezonit 2015-16 të Premier Ligë, duke e ndihmuar Leicesterin ta fitonte titullin e parë në historinë e klubit. Ish-lojtari i kombëtares së Anglisë ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Anglisë në vitin 2021, kur “Dhelprat” e mposhtën Chelsean 1-0 në Wembley. “Fansa të Leicesterit, jam i dëshpëruar që kjo ditë po vjen, por e dija që do të ndodhte një ditë”, ka thënë Vardy në një video të postuar nga Leicester në rrjetet sociale. “Kam kaluar 13 vite të pabesueshme në këtë klub, me shumë suksese, dhe disa ulje, por shumica kanë qenë kulme.
“Është koha e duhur për të mbyllur këtë kapitull, dhe jam i dëshpëruar për këtë, por mendoj se koha është e duhur. Leicester do të ketë gjithmonë një vend të madh në zemrën time”, ka shtuar ai. Vardy i mbeti besnik ekipit kur kishte rënë nga liga në vitin 2023,por duke e ndihmuar të ktheje shpejt në Premier Ligë në vitin 2024. Megjithëse shënoj vetëm shtatë gola në 30 paraqitje në ligë këtë sezon, Leicesteri javën e kaluar ra sërish nga liga, duke grumbulluar vetëm 18 pikë nga 33 ndeshje.
Goodbye to the GOAT 🐐 pic.twitter.com/romej28Kbr
— Leicester City (@LCFC) April 24, 2025