Vardy shpallet golashënuesi më i mirë në Premier Ligë

27 korrik 2020 | 09:18

Jamie Vardy shpallet golashënuesi më i mirë i Premier Ligë për sezonin 2019-2020.

Sulmuesi 33-vjeçar i Leicester Cityt e mbylli kampionatin anglez me 23 gola, një më shumë se Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ings i Southamptonit.

Për veteranin e “Dhelprave” ky çmim individual nuk vjen në mënyrën e duhur, pasi pikërisht në javën e fundit Leicesteri humbi mundësinë për të marrë pjesë në Champions League sezonin ardhshëm. Vardy nuk mundi ta gjente rrjetën në përballjen m Manchester United (0-2).

Në këtë javë të fundit Aubameyang realizoi dy gola në fitoren e Arsenalit përballë Watfordit (3-2), ndërsa Ings shënoi golin e tretë në suksesin 3-1 të Southamptonit ndaj Sheffield Utd, por pa mundur qoftë të barazonin Vardy-n.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është…