Varfërimi i rezervave të Gjermanisë, Zvicra do t’i shesë tanket “Leopard II”
Gjermania është “e lumtur” për vendimin neutral të Zvicrës për t’i hapur rrugë në shitjen e disa prej tankeve të saj “Leopard II” të prodhimit gjerman, për rindërtimin e rezervave të varfëruara të Berlinit nga ndihma e dhënë për Ukrainën.
Në shkurt, Gjermania ka kërkuar që Zvicra të konsideronte shitjen e një pjese të 96 tankeve “Leopard II” që mban në ruajtje të prodhuesi, “Rheinmetall AG”.
Për t’iu përmbajtur ligjeve zvicerane të neutralitetit, Berlini ka siguruar Bernën se këto armë nuk do të dërgohen në Kiev, por përkundrazi do të mbeten në Gjermani, do t’i transferohen një aleati të NATO-s ose Bashkimit Evropian. “Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për këtë vendim. Ne kemi nevojë për këto tanke, ato do të mbushin boshllëqet tona”, ka thënë Michel Fluegger, ambasador i Gjermanisë në Zvicër.