Varhely nesër vjen në Kosovë, takon liderët e shtetit dhe të opozitës

24 maj 2023 | 15:15

Komisionari evropian për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Olivier Varhelyi do ta vizitojë nëse (e enjte) Kosovën, me ç’rast pritet të takohet me krerët shtetërorë si dhe me përfaqësuesit e opozitës.

“Këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga kabineti i Varhelyit.

Ai pritet të zhvillojë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e opozitës si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Gjatë qëndrimit të tij në vend, komisionari Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë programin për çështjet e brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.

Ky program, i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë eurove, do të zbatohet në një periudhë trevjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Borussia Dortmund është afër triumfit në Bundesliga pas…