Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh, jemi të përgatitur për zgjerim

06 tetor 2023 | 11:45

Komisionari për zgjerimin i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE p është duke ndodhur.

Sipas tij nga 1 janari i vitit të ardhshëm Bashkimi Evropian është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Evropës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh”, ka thënë Varhelyi, shkruan “Top Channel”.

Më tutje, ai ka theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE-së është plani i rritjes që do ta bëjnë sot për ta përshpejtuar zgjerimin nga 1 janari i vitit tjetër.

“Në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE-së, sepse jemi gati për t’ju pritur juve”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në mbrëmje është mbajtur Kuvendi i Dhjetë Zgjedhor…