Varhelyi: BE-ja humbi më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit
16 maj 2023
| 16:52
“Kemi humbur më shumë se pesë vjet në procesin e zgjerimit të BE-së”. Kështu ka deklaruar komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në forumin “Eu Meets the Balkans”, i cili është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
“Ne kemi pasur një komision që i tha qartë jo zgjerimit dhe kjo ka pasur ndikim jo vetëm për rajonin, por edhe për vendet anëtare të BE-së”.
“Me luftën në Ukrainë gjërat kanë ndryshuar. Shtetet anëtarët shohin se është në interesin e BE-së për të integruar fqinjësinë sa më shumë sepse është kusht për paqe dhe siguri afatgjatë”, ka thënë Varhelyi, duke theksuar se “dosja e zgjerimit është një kryeprioritet edhe për ato shtete për të cilat nuk ka qenë deri tani”.