Varhelyi mirëpret lirimin e tre policëve: Tani të mbahen zgjedhjet dhe themelohet Asociacioni

26 qershor 2023 | 17:01

Komisionari për fqinjësi dhe zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi, ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës nga Gjykata e Kralevës në Serbi.

Varhelyi ka thënë se tash duhet të mbahen zgjedhjet në veri pa vonesa dhe të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

E mirëpres që autoritetet serbe liruan nga paraburgimi 3 policët e Kosovës të arrestuar më parë.

“Deeskalimi duhet të vazhdojë, zgjedhjet e reja komunale duhet të organizohen pa vonesa dhe marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Varhelyi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i spikatur në futbollin e Kosovës, Dardan Jashari, është…