Varhelyi: Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara me vendosmëri
15 tetor 2024
| 10:58
Konferenca e dytë ndërqeveritare në mes të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE) mbahet sot (e martë) në Luksemburg, ku do të hapen bisedimet për kapitujt e “themeloreve për anëtarësim në BE.
Komisionari për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka përgëzuar Shqipërinë për reformat të cilat çuan në hapjen e kapitujve të parë.
“Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim klasterin e parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, ka thënë Varhelyi. /TCh