Varhelyi takohet me Ramën, ja për çfarë biseduan

10 qershor 2021 | 12:13

Komisioni për zgjerimin në Bashkimin Evropian (BE), Oliver Varheliy, ka zhvilluar një takim të shkurtër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përpara nisjes së Samit të Ballkanit.

Në një postim në mediat sociale, Varhelyi ka shkruar se me Ramën ka biseduar për planin ekonomik dhe investimet e parashikuara nga KE-ja për rajonin.

Po ashtu në këtë takim është folur dhe për takimin që do të mbahet më 5 korrik, për Procesin e Berlinit.

“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e planit ekonomik dhe të investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Evropian, si dhe të shohim përpara në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik”, ka shkruar Varhelyi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phoenix Suns është shumë i fortë për Denver Nuggets. Pasi…