Varhelyi takon Bislimin, flasin për raportin e fundit të KE-së për Kosovën
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është takuar sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, zyrtari i BE-së ka shkruar se me Bislimin ka diskutuar për reformat që Kosovës i duhen pas raportit të fundit të Komisionit Evropian.
“Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Varhelyi.
With Besnik Bislimi, DPM for European Integration, Development & Dialogue today, discussing reforms Kosovo needs to focus on, in line with recent report by @EU_Commission. Underlined importance of swift implementation of our Economic&Investment Plan for #WesternBalkans. pic.twitter.com/1iPV4mRzpj
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 17, 2021