Varheyli: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

16 maj 2022 | 16:32

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në BE.

Varheyli ka thënë se tani Shqipëria është gati për një hap të tillë.

Këto deklarime ai i ka bërë pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. “Sot në mëngjes me ministrin e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e IGC-së së parë gjatë presidencës franceze të Këshillit”, ka thënë Varheyli.
Ministrja e Jashtme shqiptare do të zhvillojë edhe një takim me homologun e saj italian, Luigi di Maio.
Më pas, ajo do të marrë pjesë në drekën e punës me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar…