Varheyli vetizolohet pasi një pjesëtar i stafit të tij u infektua me koronavirus

11 tetor 2020 | 21:31

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, OIiver Varheyli ka njoftuar  se është vetizoluar pasi një nga anëtarët e stafit të tij ka rezultuar me COVID-19.

Varhelyi thotë se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma ndërsa shton se testet gjatë javës së kaluar ishin negative.

“U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!“, shkruan ai në “Tweteer”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Universiteti i…