Varhleyi: “Ballkani i hapur” nuk është ide e ShBA-së dhe BE-së, ka dalë nga vet rajoni
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian (BE), Oliver Varhleyi, ka thënë se “Ballkani i hapur” është iniciativë e nisur nga vet rajoni, dhe jo nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Në samitin e sotëm në Ohër, ai ka deklaruar se kjo nismë e qon Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian.
“Iniciativa ‘Ballkani i hapur’ nuk është vetëm e mirë, por ajo është mundësi me të cilat përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi edhe për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së nëse e kryejmë punën, dhe do të duhej të përshpejtojë edhe integrimin real të rajonit në BE e them këtë sepse kur flasim për aderimin në BE më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociuese, flasim për ‘non-paper’ e kështu me radhë”.
“Por të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë në BE apo për njerëzit e Ballkanit. Pyetja kyçe e qytetarëve të Ballkanit është kur do të jetojmë siç jetojnë në Evropë? Kur do t’i kemi mundësitë e njëjta ekonomike dhe shoqërore si i kanë njerëzit në BE? Integrim i vërtet fillon me ekonominë dhe shoqërinë, isha i kënaqur kur e dëgjova mini-shengen që del nga rajoni. Kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk ishte ShBA dhe ne, por vet rajoni. Ata e shpikën këtë ide. Të jem i drejt filluam ta shfrytëzojmë këtë ide”,ka thënë Varhleyi.