Variantet e reja me Covid, Kosova ndalon udhëtimet nga këto shtete
07 maj 2021
| 16:09
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me Covid.
Ai u ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë propozim, në mënyrë që udhëtarëve që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut të mos u lejohet hyrja në Kosovë.
“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë. Kjo nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto shtete për 48 orë”, ka thënë Vitia.
Ku propozim i ministrit Vitia është votuar në qeveri dhe i njëjti do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën zyrtare.