Varianti i ri i Covidit, OBSH-ja: Rastet me “Eris” po rriten vazhdimisht
Varianti më i ri i Covidit, i cili tashmë njihet me emrin “Eris”, që lidhet me nënvariantin Omicron mund të shkaktojë një valë më të lartë edhe pse deri më tani infektimet nuk janë masive.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron një variant që do të merret në konsideratë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar i ulët.
“Eris” po përhapet globalisht, ku përfshihen Britania e Madhe, Kina dhe ShBA-ja. Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë.
“Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik i paraqitur nga variant i ri vlerësohet i ulët në nivel global”, ka njoftuar OBSH, duke shtuar se rreziku duket të jetë në të njëjtin nivel me variantet e tjera qarkulluese.
Profesoresha e kërkimit për këtë çështje, Christina Pagel, ka theksuar se nuk ka prova që ky variant mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet.