Varianti i ri i Covidit përhapet në 33 shtete

02 janar 2021 | 22:54

Më shumë se 9500 persona humbën jetën nga koronaviorusi në ditën e parë të vitit të ri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten vendi me situatën më të vështirë, teksa kanë tejkaluar shifrën e 20 milionë personave të infektuar dhe 356 mijë viktimave, 2100 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.

Në SHBA deri më tani, pothuajse 2,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërkohë që Florida është bërë shteti i fundit amerikan që ka raportuar për variantin e ri të virusit, që fillimisht u identifikua në Britani.

Varianti i ri tashmë është konfirmuar në 33 shtete të botës dhe ka rritur shqetësimet se do të vazhdojë të përhapet edhe në shtete të tjera.

Në Evropë, Britania e Madhe po përjeton një valë të re infektimesh, teksa në 24 orët e fundit regjistroi mbi 53 mijë raste, shifra e dytë më e lartë e regjistruar në këtë vend që nga nisja e pandemisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 21:00…