Varka merr flakë në Spanjë, lëndohen disa persona
24 korrik 2018
| 19:45
Të paktën shtatë persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që ka kapluar një varkë turistike në veriperëndim të Spanjës, raporton The Independent.
Catamaran e cila ishte duke bartur rreth 50 persona, u ndesh me një barkë tjetër në ishullin Toxa, raportojnë mediet lokale të Spanjës, transmeton Klan Kosova.
Shumë pasagjerë u hodhën në det, pasi që Garda Civile dhe anijet e tjera të pilotuara nga civilët u afruan për t’i shpëtuar viktimat.
Nuk ka të vdekur, mirëpo raportohet se disa pasagjerë janë trajtuar për djegie, lëndime të tjera dhe tronditje.
Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme në varësi të llojit të lëndimit të tyre.