Varkat me kufoma vazhdojnë të shfaqen në brigjet japoneze
19 nëntor 2018
| 11:23
Rreth 100 varka druri, me pamje të rrënuara, janë shfaqur në brigjet e Japonisë gjatë këtij viti. Ndonjëherë janë bosh, ndonjëherë kanë kufoma ose skelete, ndaj dhe janë quajtur “varka fantazmë”.
Shumë mendojnë se këto varka e kanë origjinën nga Koreja e Veriut. Ato kanë vite që vijnë rregullisht. Në vitin 2017 u gjetën 44 të tilla.