Varr masiv në Bosnje, gjenden 12 trupa nga koha e luftës
21 qershor 2019
| 17:47
Zyra e Prokurorit në Bosnje ka bërë me dije se mbetjet e 12 njerëzve të vrarë gjatë luftës së viteve 1992-95, janë gjetur në një varr masiv, që është zbuluar së voni pranë Sarajevës.
Në deklaratën e lëshuar të premten është thënë se mostra të ADN-së janë marrë për të përcaktuar identitetin e njerëzve, mbetjet e të cilëve janë gjetur në varrin masiv në malin Igman, rreth dy javë më parë.
Zyra e Prokurorit ka theksuar se në atë kohë se viktimat mund të jenë myslimanë nga fshati Donji Haxhiqi, të cilët figurojnë të zhdukur qysh në verë të vitit 1992.
Gati 7 000 njerëz mbeten ende të pagjetur nga lufta në Bosnje.
Në këtë luftë janë vrarë mbi 100 000 persona, ndërsa të pastrehë kanë mbetur disa milionë.