Varret misterioze 1600-vjeçare në formë vrime çelësi
02 shtator 2019
| 11:01
Legjenda thotë se për t’i krijuar varret “kofun”, ditën punonin njerëzit dhe natën perënditë.
Të ngjashme për nga përdorimi me piramidat e Egjiptit, këto varre, të cilat kanë ekzistuar që 1600 vjet më parë nëpër Japoni, ishin një mënyrë për ta shprehur pushtetin e personit që varrosej brenda tyre.
Të mbrojtura nga UNESCO, shumë prej tyre nuk janë lejuar të hapen e të gërmohen nga arkeologët, ndaj mbeten një mister i madh.