
Varrezat më të bukura në botë
Varrezat nuk janë vende për t’u vizituar nga turistët, por ka nga ata që i pëlqejnë t’i shikojnë.
Për të interesuarit, një libër ka përmbledhur varrezat me panoramën më të bukur. Është blogeri i udhëtimit Loren Rhoads ai që ka publikuar librin “199 varrezat që duhet të shikoni përpara se të vdisni”, duke treguar me detaje se çfarë i bën të veçanta këto varreza.
Mes tyre është dhe varreza në Malin Koja të Japonisë, ku 10 000 fenerë ndriçojnë pyllin apo Varreza Kombëtare e Arlingtonit në ShBA, ku pemët e qershisë lulëzojnë në pranverë.
Varreza Skogskyrkogardenm në Stokholm të Suedisë

Varreza Poblenou në Barcelonë (Spanjë)

Varreza La Recoleta në Buenos Aires (Argjentinë)

Varreza Kombëtare e Arlingtonit në Virxhinia (ShBA)

Varreza Mirogoj në Zagreb (Kroaci)

Varreza Pere Lachaise në Paris (Francë)

Varreza Green-Wood në Bruklin të Nju Jorkut (ShBA)

Granary Burying Ground në Boston (ShBA)

Varreza Protestante në Romë (Itali)

Varreza më e madhe në botë, në Malin Koja (Japoni)


Varreza Povazki në Varshavë (Poloni)

Varreza në Jona (Skoci)

Varreza në Jokohama (Japoni)

Varrezë japoneze në Kaliforni (ShBA)