Varrimi i nënës së Veselit bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës

07 janar 2022 | 11:07

Sot ka vdekur në moshën 93-vjeçare, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

Lajmi është bërë me dije nga një familjar i Veselit.

“Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli. Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës. Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…