Varrimi i tre të rinjve në Jabllanicë, Ramush Ahmetaj: Dhimbja jonë është e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve nga Jabllanica e Gjakovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht.
Ai ka thënë se dhimbja për këta tre të rinj është e madhe, duke u shprehur ngushëllime familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj.
“E dhimbshme, sot u mërzitëm shumë, i përcollëm në amshim tre engjëj, i varrosem tre të rinj që humbën jetën tragjikisht si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Shqiponjë, (ish-Jabllanicë), dhe të gjithë të pranishmit në këtë varrim të madh ishin më lot në sy duke u dhënë lamtumirën e fundit, Veton Morinës (2011), Ideal Ramës (2009) dhe Ramë Mehmetaj (2000). Ngushëllime familjeve Morina, Rama dhe Mehmetaj. Largimi i parakohshëm nga kjo botë i këtyre tre të rinjëve, na ka tronditur të gjithëve, ka lënë boshllëk të madh në shoqëri, në fshat, farefis e familje, kurse te prindërit e tyre zbrazësirë të pa kompenzueshme, dhembje, pikëllim të thellë, e mallë të pa shuar. Në këtë ditë zie e pikëllimi, dhimbja jonë është e madhe. Gjithmonë do të jemi në përkrahje të këtyre familjeve. Ngushëllime familjeve Morina, Rama dhe Mehmetaj”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.