Varrimi i tre të rinjve nga Jabllanica, Ismaili: Dhimbja është e papërshkrueshme

03 shkurt 2025 | 20:10

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili, ka ngushëlluar familjarët e tre të rinjve nga Jabllanica, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht dhe që janë varrosur sot.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se “dhimbja është e papërshkrueshme, fjalët nuk mund të shprehin pikëllimin që ka pllakosur mbarë Kosovën”.

“Kosova në pikëllim…. Dhimbja është e papërshkrueshme, fjalët nuk mund të shprehin pikëllimin që ka pllakosur mbarë Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve në Jabllanicë! Lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim në këto momente të rënda. Pushofshin në xhenet shpirtrat e tyre të bardhë! Të Zotit jemi, tek Ai kthehemi!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Lajçi i cili është kandidat për deputet në Kuvendin…