Varrosen eshtrat e vogëlushes gjashtëmuajshe të vrarë në Izbicë
28 dhjetor 2017
| 14:21
Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, familja Qelaj ka varrosur eshtrat e vogëlushes së tyre, Dafinës, e cila ishte vrarë nga forcat serbe në mars të vitit 1999.
Eshtrat e vogëlushes gjashtëmuajshe janë varrosur në varrezat e dëshmorëve në Izbicë.
Ajo ishte goditur në kokë nga forcat paramilitare serbe teksa ishte në gjirin e nënës së saj, dhe nga plaga e marrë ka ndërruar jetë një ditë më pas.