Varroset 21 vjeçarja nga Ferizaj e cila u vra dje nga ish-bashkëshorti

13 prill 2024 | 17:22

I është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizajt.

Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dorasit, Valon Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga…