Varroset 55-vjeçari nga Prizreni që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

28 korrik 2021 | 16:41

Është varrosur njëri nga viktimat e aksidentit tragjik që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në këtë aksident janë regjistruar 10 viktima.

Hamet Hoxha, 55-vjeçar nga Randobrava është përcjell sot për në banesën e tij të fundit.

Hoxha është varrosur në Prizren, ku familjarë e miq të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë kanë arritur edhe trupat e viktimave të tjera nga ky aksident që padyshim ishte një nga tragjeditë më të mëdha për të gjithë vendin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin…