![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/infektivi-kosove.jpg)
Varroset 69-vjeçari që ndërroi jetë nga koronavirusi
15 prill 2020
| 15:07
69-vjeçari që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit nga Suhareka është varrosur sot. I ndjeri është varrosur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Në varrimin e tij kanë marrë pjesë vetëm 4 anëtarë të ngushtë të familjes së tij.
Siç është bërë me dije në raportin 24 orësh nga QKUK-ja, i ndjeri ishte në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive, dhe kishte gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte edhe probleme kardiake.
Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10 prill. Ky rast e çon në nëntë numrin e vdekjeve të lidhura me Covid-19 në Kosovë.