
Varroset babai me dy djemtë që vdiqën tragjikisht në Zhur
24 shkurt 2019
| 15:46
Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur të dielën për t’ua dhënë lamtumirën e fundit tre anëtarëve të familjes Sope, të cilët kanë humbur jetën dje në një aksident trafiku në Zhur të Prizrenit.
Të tri viktimat janë varrosur pranë njëri-tjetrit në varrezat e fshatit Zhur.
Në nderim të këtyre viktimave, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpall ditë zie në Komunën e Prizrenit.